Pal Dardai do të drejtojë Hertha Berlinin

Futboll

Pal Dardai do të drejtojë Hertha Berlinin

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:44
Pal Dardai

Humbja 5-2 e Herta Berlinit ndaj Shalke 04, të premten i kushtoi shumë trajnerit Sandro Shvarz.

Dy ditë pas kësaj disfate Herta Berlin shkarkoi trajnerin Shvarz.

“Sandro dhe stafi i tij stërvitor investuan shumë punë, energji dhe pasion çdo ditë për të zhvilluar këtë ekip. Ne dëshirojmë ta falënderojmë për këtë dhe t’i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen.

Pas humbjes shumë zhgënjyese ne kemi marrë kohë gjatë ditëve të fundit për të analizuar dhe vlerësuar situatën tonë dhe arritëm në përfundimin se duhej të bënim një ndryshim për të ndjekur qëllimin tonë për të qëndruar në këmbë me ato pak ndeshje që kanë mbetur,” thuhet në komunikatwn e Hertha Berlinit.

Ndërkohë drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit iu besua, Pal Dardai-t, i cili do të jetë trajner i përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat