Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

Futboll

Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve i rikthehet aksionit sot me dy përballje tejet interesante, të vlefshme këto për ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të turneut.

Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Milanit.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, Milani e mposhti Napolin me rezultat minimal 1:0, prandaj sot pritet që të jetë një duel i zjarrtë për të përcaktuar skuadrën që kalon tutje në gjysmëfinale.

Krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes kampionit aktual evropian, Real Madridit dhe skuadrës së Chelseat.

Takimi i parë në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat solid 2:0, ndërsa Reali do të synojë edhe sot fitoren që të sigurojë biletën për në gjysmëfinale.

21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Napoli – Milan (Stadiumi Diego Armando Maradona)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat