Kjaer: Të gjithë kemi firmosur para tre viteve që sot të jemi këtu!

Futboll

Kjaer: Të gjithë kemi firmosur para tre viteve që sot të jemi këtu!

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:55
Kjaer e Ibrahimoviç

Në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League ndaj Napolit, mbrojtësi i Milan, Simon Kjaer fokusohet edhe në rrugëtimin personal te “kuqezinjtë” që filloi në vitin 2020.

Danezi tha në konferencën për mediet se kjo që po ndodh për të është një ëndërr.

“Një gëzim të jem te Milan, një nga ëndrrat e mia kur isha i vogël.

Më pas rruga që morëm si ekip me trajnerin… Kam pasur një ëndërr kur arrita këtu.

Ne kemi bërë shumë hapa.

Çdo ditë ne përpiqeshim të përmirësoheshim, duke mos qenë të kënaqur me vendin ku ishim.

Ne të gjithë kemi nënshkruar 3 vjet më parë që të jemi këtu sot.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat