Kepa beson në përmbysje: Mund ta mposhtim Realin

Futboll

Kepa beson në përmbysje: Mund ta mposhtim Realin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:09
Kepa

Chelsea pret sot në mbrëmje Real Madrid, ndeshja e kthimit e çerkifinaleve të Champions League.

Ndeshja e parë përfundoi në favor të “Los Blancos”, pasi spanjollët fituan me rezultatin 2-0.

Përpara kësaj sfide, portieri i klubit anglez, Kepa, është shprehur i bindur se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin ndaj “Mbretëreshës” së Champions League.

“Le të shpresojmë se mund t’i mposhtim ata.

Përjetuam një situatë të ngjashme vitin e kaluar ndaj tyre, iu afruam shumë pranë kualifikimit, por nuk ia dolëm në fund.

Ne duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe hap pas hapi. Ne nuk duhet të mbajmë mendjen se duhet të fitojmë 3-0, thjesht duhet t’i ndalim e të sulmojmë sa më shumë.

Ndeshja të shkojë me penallti? Ne nuk e kemi menduar shumë këtë gjë për këtë ndeshje. Jemi duke u fokusuar në aspekte të tjera.

Nesë shkojmë me penallti, dimë gjithçka.

Kemi sulmues të mirë në këtë fushë.

Ata janë duke u stërvitur me goditjet e penalltive këtë përiudhë.

Shpresojmë të shkojmë deri atje, kjo do të thotë se do të fitojmë sfidën 2-0.

Ne kemi nevojë për paraqitje më të mirë se sa ajo në “Bernabeu”.

Duhet të kontrollojmë mirë kundërsulmet, të kalojmë më shumë kohë me topin dhe të krijojmë më shumë raste dhe të shënojmë gola. Ne duhet të jemi më klinikë në të dyja fushat.

Mendoj se ky do të jetë çelësi”, është shprehur Kepa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat