Mbrojtësi i kombëtares protagonist në Rumani

Futboll

Mbrojtësi i kombëtares protagonist në Rumani

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:45
Naser Aliji

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji është përshtatur më së miri te rumunët e Voluntarit, ku u transferua verën e kaluar dhe deri tani ka luajtur plot 29 ndeshje.

Aliji u bë protagonist në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, atë ndaj Craiovës, duke marrë pjesë në mënyrë vendimtare, në të tre golat e shënuar në barazimin 3-3 në transfertë.

Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e parë për Voluntarin dhe asistoi dy të tjerët, duke ndihmuar skuadrën të marrë një pikë në këtë takim, teksa falë paraqitjes fantastike, u përfshi edhe në formacionin më të mirë të javës.

Aliji 29-vjeçar numëron 13 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, por mungon në grumbullim që prej 2019-ës. Gjithsesi fakti që po luan rregullisht dhe ka gjetur formën më të mirë në Rumani, mund të ndikojë që trajneri Sylvinho ta ketë në listën e tij për ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat