Në Itali zbulojnë pagën e Amir Rrahmanit

Futboll

Në Itali zbulojnë pagën e Amir Rrahmanit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:08
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është shumë pranë titullit të parë kampion me skuadrën e Napolit dhe për të do të ishte i pari në karrierë më një klub kaq të madh.

Pas 2 titujve të fituar në Kroaci, karriera e Rrahmanit ka marrë një tjetër rrjedhë, duke luajtur në nivele të larta. Paraqitjet e Rrahmanit këtë sezon me fanellën e Napolit, kanë qenë të kënaqshme dhe është kthyer në protagonist me skuadrën e Spaletit.

Mediat italiane kanë zbuluar rrogat që futbollistët e Napolit marrin dhe aktualisht, Amir Rrahmani paguhet 1.8 milionë euro neto në sezon.

Bie në sy fakti se mbrojtësi shqiptar paguhet më shumë se futbollisti gjeorgjian, Kviça Kvaratshkelia, i cili paguihet 1 milion euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat