Kur Mensur Nexhipi me Prishtinën demoluan skuadrën maqedonase

Futboll

Kur Mensur Nexhipi me Prishtinën demoluan skuadrën maqedonase

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:38
KF Prishtina e vitit 1990-1991, në këmbë nga e majta Avni Stublla, Bozhidar Vuksanoviq, Fehmi Hyseni, Arbnor Morina, Muhamed Kolenoviqi. Ulur nga e majta: Mensur Nexhipi, Sunaj Keçi, Adil Vokrri, Arbër Hasangjekaj, Mentor Bardhi dhe Harun Isa.

Mensur Nexhipi pothuajse një dekadë ka veshur fanellën e skuadrës me renome të futbollit Prishtina!

Vitet e arta të tij në vitet e 80-ta me Prishtinën, veçmas mbahen mend edhe sot lojërat e tij maestrale që ka treguar në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. 

Duhet kujtuar edhe dy golat e tij në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë pikërisht me 30 maj (e mërkurë) në stadiumin e kryeqytetit (sot “Fadil Vokrri”), e demoluan me rezultat 4:0 Pelisterin e Manastirit.

Kjo ndeshje ka qenë e javës së 36-të, ndërsa pas kësaj fitore Prishtina renditej në vend të tretë me 43 pikë dhe për pak pikë mbeti pas Proleterit të Zrenjaninit dhe Zemunit, nuk u rikthye në ish elitën e futbolli ish Yu.

Golat i shënuan Mensur Nexhipi (1' e 45'), Avni Stublla (25'-nga penalltia) dhe Sunaj Keçi (72').

Me 30 maj, 1990
Prishtina – Pelisteri 4:0 

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 2.000.

Gjyqtar: Branko Bujiq (Tivari);
Shënues: Nexhipi (1' e 45'), Stublla (25'-nga penalltia), Keçi (72').

Prishtina: Bozhidar Vuksanoviq, Arbnor Morina 8, Avni Stublla 8, Sunaj Keçi 8, Gani Llapashtica 7, Muhamed Kolenoviq 8, Arbër Hasangjekaj 8, Besnik Kollari 7 (Fehmi Hyseni), Muharrem Sahiti 7 (Eroll Salihu), Mensur Nexhipi 9 dhe Ardian Kozniku 7.

Pelisteri: Petrovski 7, Anxhelloviqi 6, Talevski 6, Zllatkovski 6, Jovanoviqi 6, Kostov 7, Savev 6, Grozdanov 7,  Glizverski 6 (Presllevski), Jovanovski 6 dhe Milloshevski 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat