Disiplina rikthen në shtëpi ekipin e Egnatias

Futboll

Disiplina rikthen në shtëpi ekipin e Egnatias

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:39
Stadiumi i Egnatias

Kanë publikuar vendimet e Komisionit të Apelit të FSHF-së për ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.

Është pranuar pjesërisht ankimimi i Egnatias, që rikthehet të luajë në shtëpi, por pa tifozë. Ja vendimet e plota të Komisionit të Apelit.

Pranimin e pjesshëm të ankimit të Klubit të Futbollit Egnatia.

Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.32, datë 13.04.2023, pika 1 duke vendosur zhvillimin e vetëm 1 (një) ndeshjeje në fushë asnjanëse dhe pjesën e mbetur të ndeshjeve per sezonin futbollistik 2022-2023, pa spektatorë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat