Presidenti i LaLiga-s: Barcelona nuk e regjistron dot!

Futboll

Presidenti i LaLiga-s: Barcelona nuk e regjistron dot!

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:13
Javier Tebas e Lionel Messi

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të LaLiga-s, presidenti i saj, Javier Tebas foli edhe në lidhje me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona në verë.

Duke njohur problemet financiare të katalanasve, Tebas u tregua i prerë në momentin kur theksoi se aktualisht, blaugranat e kanë të pamundur të regjistrojnë argjentinasin ndërsa shtoi se Federata nuk do të bëjë asnjë lëshim në rregullore pavarësisht se bëhet fjalë për një si Messi.

Sot për sot, Barcelona nuk mund ta regjistrojë Lionel Messin.

Megjithatë, unë shpresoj që në të ardhmen situata të ndryshojë dhe ata të mund ta transferojnë argjentinasin.

Ka ende shumë kohë përpara dhe duhet të presim. Barcelona duhet të shesë lojtarë.

Por, është e vështirë dhe ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim në rregullore edhe pse mua do të më pëlqente shumë që Messi të luante në Ligën tonë”, u shpreh Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat