Strotman i tradhtuar nga Roma

Futboll

Strotman i tradhtuar nga Roma

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:57
Kevin Strotman

Kevin Strotman ishte një nga futbollistët më të dalluar të Romës para disa sezonesh, por transferimi i tij te Olimpik Marseja bëri që të pasohej nga disa huazime të tjera.

Megjithatë, zemra e Strotman duket se ka mbetur në Romë pavarësisht se nuk u rikthye kurrë.

Mesfushori 33-vjeçar ka dhënë një intervistë për “Il Messaggero”, duke pranuar se dëshira e tij ishte të luante për Romën, por drejtuesit nuk e kishin pranuar diçka të tillë.

Madje, ai shton se kishte kërkuar të kthehej si lojtar i lirë por sërish u refuzua.

“U largova sepse nuk kishte më kushte për të vazhduar.

Erdhën disa mesfushorë të tjerë dhe e di se çfarë do të ndodhte me mua.

Monki më tha se jam i paprekshëm, por Garsia më telefonoi nga Marseja dhe kuptova se Monki kishte arritur një marrëveshje me to.

Ata nuk ishin të sinqertë, sepse nga reagimi që kishte Di Françesko, kuptova se nuk më donte.

Sezonin e fundit doja të kthehesha edhe falas, por ata nuk më pranuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat