Vedat Muriqi e mban një primat në La Liga

Futboll

Vedat Muriqi e mban një primat në La Liga

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:47
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me Mallorcan.

Sulmuesi i Kosovës i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në La Liga.

Më saktësisht, 28 vjeçari po prin në garën e dyluftimeve në ajër.

Në fakt, përfaqësuesi i ka fituar 16 duele në ajër brenda një ndeshjeje, respektivisht në duel me Celta Vigon, një rekord absolut ky për këtë sezon.

Kësaj arritjeje i është gëzuar edhe Mallorca, e cila e ka bërë një postim duke shkruar: “Fluturon Pirati. Rekord në La Liga.”

Muriqi njihet për aftësitë e tij në lojën në ajër falë gjatësisë dhe shkëputjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat