Kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm rrezikon Barellan

Futboll

Kualifikimi për në Champions League sezonin e ardhshëm rrezikon Barellan

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:58
Barella

Nicolo Barella, mesfushori italian i Interit, ka qenë në një formë të mrekullueshme që nga momenti i parë që shkeli në “San Siro”, dhe sot ai mund të quhet me plot gojë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zikaltër.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, ekziston rreziku që Barella aktualisht mund të jetë në ndeshjet e fundit me fanellën zikaltër nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Raportimet e shumta nga mediat e huaja shkruajnë se Klopp e pëlqen shumë Barella dhe mendon se mund të jetë lojtari ideal për të drejtuar mesfushën e Liverpool

Gjithashtu thuhet se PSG është skuadra e fundit që ka shfaqur interes për transferimin e tij, i cili mund të përfshijë edhe Leandro Paredes si pjesë e tratativës plus një sasi të konsiderueshme monetare.

Në mënyrë që të mbajë Barella në ekip sezonin e ardhshëm, Interit duhet të luajë fortë këto ndeshjet e fundit të mbetura në Serie A dhe të rifitojë një vend për në top katërshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat