Zhang ndez derbin

Futboll

Zhang ndez derbin

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:12
Zhang

Kualifikimi në fazën gjysmëfinale të Champions-it ku do të përballen me Milanin në një derbi special, ka karikuar presidentin e Interit, Zhang, që në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, pas duelit ndaj Benfikës deklaroi:

“Kualifikimi ishte një domethënie e madhe për të gjithë ne.

E kemi filluar këtë projekt me lojtarë që nuk kishin përvojë në Champions, tani jemi fitues dhe do të luftojmë deri në fund për këtë kompeticion.

Tani nuk mund ta quajmë më një ëndërr. Derbi në Ligën e Kampionëve?

Është një hakmarrje për ne, për atë që ndodhi në të kaluarën dhe vitin e kaluar. Ka një farë emocioni në të luajtur këtë lojë.

Gjatë viteve të mia këtu, derbi ka qenë gjithmonë një nga ndeshjet e mia të preferuara për shkak të emocioneve, edhe për shkak të biografisë sime.

Dhe ne do të donim të hakmerreshim për historinë dhe për vitin e kaluar

Unë mendoj se të gjithë duhet të kenë besim, sepse të gjithë ata që punojnë në klub përpiqen të luftojnë deri në fund”, u shpreh Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat