Rangnick kundër vendimit të Nkunkus

Futboll

Rangnick kundër vendimit të Nkunkus

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:59
Ralf Rangnick

Trajneri i kombëtares austriake dhe ish-trajneri i RB Leipzig, Ralf Rangnick, ka folur në mikrofonat e ZDF për të këshilluar sulmuesin e Leipzig, Christopher Nkunku, kundër transferimit te Chelsea qe duket se eshte kryer…

“Sot nuk ka rëndësi se kush do të vijë si trajner.

Por nuk mund të këshilloj askënd që të shkojë te Chelsea.

Gjëja e parë që duhet bërë te Blutë është që të sjellë skuadrën në një madhësi të arsyeshme me të cilën mund të punojë një trajner.

Nkunku është një nga mesfushorët më të mirë sulmues përreth, për mendimin tim ai vendosi të kaloj shumë herët te Chelsea.

Personalisht mendoj se një lojtar kaq i fortë nuk duhet te vendose të kalojë në një klub në këto kushte.

Nëse do të isha këshilltari ose babai i tij, do të isha shumë i shqetësuar tani per ate qe mund te ndodhe”.

Chelsea ka paguar klauzolen e kontrates se Nkunku prej 66 mln eurosh pasi ka kryer vizitat mjekesore qe ne janar.

Ne qershor ai do te bashkohet me ekipin e Londres, ku ende nuk dihet se cili do te jete trajner i sezonit te ardhshem, pasi Lampard eshte konfirmuar vetem per keto dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat