Tuchel: Bayerni s’ka dështuar

Futboll

Tuchel: Bayerni s’ka dështuar

Më: 21 prill 2023 Në ora: 20:27
Tuchel

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Thomas Tuchel ka refuzuar të flasë për elimimin e skuadrës nga Champions duke thënë që ndjehet krenar për futbollistët.

“E kuptoj që 3 vite jashtë gjysmëfinaleve në DFB Pokal janë shumë, por 3 sezone në çerekfinalet e Championsit nuk mund të quhet krizë dhe nuk mund të vëmë gjithçka në dyshim.

Shumë klube të mëdhenj nuk arrijnë as në çerekfinale megjithëse ne mbetemi gjithmonë ambicioz dhe duam më shumë.

Jemi ende në krye të Bundesligës dhe nuk do ta quaja periudhë krizë.

Thomas Muller?

Edhe unë jam një tifoz i Myler, por ndeshja ndaj Mançester nuk ishte perfektja për të pasi në të kundërt do të luante si zakonisht.

Nuk ka asgjë personale dhe gjithçka shkon mirë në këtë moment.

Jam i kënaqur me reagimin e tij në stërvitje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat