Verona fiton tre pikë të mëdha në luftë për ekzistencë

Futboll

Verona fiton tre pikë të mëdha në luftë për ekzistencë

Nga: K. G. Më: 21 prill 2023 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Verona po lufton me mish e më shpirt që të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit italian. 

Skuadra e Veronës si vendas e ka mposhtur me rezultat 2:1 Bologna-n, në takimin e javës së 31-të.  

Mysafirët arritën të paktën të shënojnë golin e nderit.

Golat i ka realizuar Simone Verdi në minutën e 46+6 nga penalltia dhe 62-tën.

Në minutën e 90+4, Dominguez ka realizuar për Bologna-n.

Verona renditet në vend të 18-të me 26 pikë dhe Bologna në të 8-tin me 44 sosh por minimizon gjasat për pozitën e 6-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat