Ferizaj thërret të gjithë në stadium: Fatin tonë do ta shkruajmë vet

Futboll

Ferizaj thërret të gjithë në stadium: Fatin tonë do ta shkruajmë vet

Nga: K.G. Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:12
Ferizaj

Ferizaj dhe Malisheva janë në drithërima sepse përveç fitorja çdo rezultat tjetër i fut në pozicion edhe më të palakmueshëm në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizajt renditet në vend të 8-të me 31 pikë dhe Malisheva të nëntin me 30 sosh.

Ndeshja e javës së 30-të mes Ferizajt dhe Malishevës, luhet nesër prapa palestrës “BIll Clinton” në Ferizaj, duke filluar në orën 15.00.  

“Një ndeshje që ka peshë të madhe. 

Pikë që do të përcaktojnë shumë gjëra, përballje ndaj kundërshtarit direkt në objektivin e përbashkët!

Keni ditur të qëndroni afër nesh edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se jemi të rënë nga liga.

Ju tifozë të klubit, keni besuar në forcën tonë, e kjo ka qenë përcaktuese në ecurinë tonë pozitive në pranverë. 

Nesër, na duhet zëri e përkrahja e juaj, e mbi të gjitha prezenca në shkallët e stadiumit, aty ku jeni lojtari i 12-të. 
Mobilizohuni, thërrisni shokët e të afërmit sepse pikët e plota do mbesin në Ferizaj, vetëm me ndihmën tuaj.

Mbajeni mend; Fatin tonë do ta shkruajmë vet, nuk do të lejojmë që e ardhmja jonë të shkruhet e varet nga të tjerët!”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat