Capello tregon kush është favorit në derbin Milan - Inter

Futboll

Capello tregon kush është favorit në derbin Milan - Inter

Më: 22 prill 2023 Në ora: 13:26
Capello

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello duke folur për ‘Gazzetta dello Sport’, ka thënë se është pak sa i befasuar që pesë skuadra italiane tashmë janë në gjysmëfinalet e dy ligave të mëdha evropiane, Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Padyshim se përballja e rivalëve të mëdhenj italiane, Milan-Inter është një nga kryesfidat e gjysmëfinaleve të ‘Championsit’.

Capello thotë se Milani dhe Interi bën gjera të mëdha këtë sezon të garave në elitën e futbollit evropian. Strategu italian tregon se kush është favorit në duelin mes ‘Rossonerëve’ dhe ‘Nerazurëve’.

Capello pëlqen finalen Roma-Juventus në Europa League.

"Duke parë pesë skuadra në gjysmëfinale më befasoi pak, veçanërisht për dy milanezët në Champions League”, tha Capello.

“Milani dhe Interi bënë gjëra të mëdha. ‘Rossonerët’ ishin ata të cilëve u dhashë më pak merita, por mendoj se ata e vuajtën më shumë, sidomos me Tottenhamin. Por ata ishin të mirë, si Interi që eliminoi Barcelonën dhe Benficën”, ka theksuar ai.

Kush është favorit në derbi? Mendoj se Interi ishte më i fuqishmi si skuadër dhe përvojë, por Milani ka më shumë imagjinatë dhe ka një Leao që është i pathyeshëm në hapësirë ​​një-me-një.

Gjithashtu do të ishte mirë të kishim një finale Roma-Juve në Europa League”, ka përfunduar Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat