Largohet nga Arabia?

Futboll

Largohet nga Arabia?

Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:30
Ronaldo

Ronaldo është në qendër të polemikave në Arabinë Saudite për gjestin e shëmtuar ndaj tifozëve të Al Hilal.

Avokati Nouf Bint Ahmed madje ka kërkuar se do t’i bëjë një kërkesë për të arrestuar dhe përjashtuar portugezin nga vendi.

Në Spanjë e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë situatë për të rikthyer zëra të bujshëm në lidhje me të ardhmen e ish-yllit të Juventus-it. Zëra që flasin për një kthim të tijin të mundshëm në Europë në fundin e sezonit.

Lajmi i bujshëm ka ardhur nga El Nacional: CR7 mund të kthehet në futbollin e rëndësishëm në muajt e ardhshëm. Oferta nga Europa i ka ardhur tashmë dhe mban firmën e një klubi ku ai ka luajtur para se të transferohej te Manchester United.

Po flasim për Sporting, i eliminuar në Europa League nga Juventus. Luzitanët ëndërrojnë, ose të paktën synojnë ta kthejnë në shtëpi Ronaldo-n duke shfrytëzyar atë që po ndodh në Arabi.

Atmosfera që është krijuar në vend mund ta shtyjë CR7 që të ndahet para kohe me Al Nassr, edhe pse shifra nga e cila do të duhet të heqë dorë (rreth 300 milionë euro) është aq e lartë saqë kthimi te Sporting duket i pamundur, pothuajse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat