Curri: E respektuam Dritën më shumë se që duhej

Futboll

Curri: E respektuam Dritën më shumë se që duhej

Më: 22 prill 2023 Në ora: 19:36
Debatik Curri

Trajneri i Prishtiëns, Debatik Curri ia ka uruar fitoren Dritës.

Ai ka thënë se në pjesën e parë, futbollistët e tij kanë respektuar më shumë se që është dashur Dritën.

“Drita ka një skuadër të mirë dhe ne ndoshta në pjesën e parë respektuam më shumë se që duhej.

Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe kishim posedimin e topit, por jo edhe raste për gol, me përjashtim të rastit të Endrit Krasniqit”.

“Dritës ia uroj fitoren, kurse neve na mbetet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme.

Sa i përket anës fizike, jemi në nivel dhe tani do ta kemi një javë të plotë për t’u bërë gati për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Curri.

Drita mposhti Prishtinën 1:0 në Gjilan për t’u kthyer te fitorja dhe në krye të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat