Bayern Munih nis spastrimet

Futboll

Bayern Munih nis spastrimet

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:37
Stadiumi i Bayernit

I ardhur me shumë bujë në janar te skuadra e Bayern Mynih, për shkak të përvojës së tij, mbrojtësi Delay Blind nuk ka bindur askënd këtë sezon.

Ai nuk është aktivizuar as me trajnerin Nagelsmann e as me Tuchel, duke luajtur në total në vetëm 5 ndeshje (150 minuta).

Për pasojë, klubi bavarez ka vendosur të mos i rinovojë kontratën 33-vjeçarit holandez, që në fund të sezonit do të jetë sërish një lojtar i lirë.

Blind firmosi një kontratë 6-mujore me opsion për ta rinovuar atë me një vit, por klubi ka vendosur që ta largojë veteranin nga skuadra.

Lajmi konfirmohet nga “Bild”, që shton se mbrojtësi holandez është një nga lojtarët që do të lërë klubin bavarez këtë sezon. një blerje që u mendua se do të jetë e rëndësishme, por që doli një dështim, ndaj dhe Blind do të largohet me parametrin zero.;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat