Trajneri i Atalantës tregon rëndësinë e mbrojtësit të Shqipërisë

Futboll

Trajneri i Atalantës tregon rëndësinë e mbrojtësit të Shqipërisë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:35
Gasperini

Berat Gjimshiti duket i pafat te Atalanta.

Mbrojtësi i Shqipërisë ka pësuar një tjetër dëmtim.

Për këtë arsye do të dilte nga minuta e 73 e takimit kundër Romës, por ekipi i tij arriti të fitonte me shifrat 3-1.

Vlera e Gjimshiti është e madhe për Atalantën.

Këtë e ka pohuar edhe vetë trajneri i skuadrës nga Bergamo, Gasperini.

“Nuk e kam ndjesinë se Roma na dominoi dje.

Ne thjesht kemi rrëshqitur pak kur na u largua Gjimshiti nga fusha”, tha trajneri i Atalantës, për të vendosur në dukje vlerën e këtij lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat