Te Frankfurt thonë se për Kolo Muanin janë disa klube të interesuara

Futboll

Te Frankfurt thonë se për Kolo Muanin janë disa klube të interesuara

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:18
Muanin

Randal Kolo Muani ka qenë në formë të mirë për Eintracht Frankfurt gjatë këtij edicioni dhe Bayern Munich nuk është i vetmi klub në kërkim të tij. 

Sipas Drejtorit sportiv të Eintracht Frankfurt, Markus Krosche, ka edhe klube të tjera të interesuara për francezin.  

“Bayern Munich nuk është i vetmi klub që interesohet për të”, ka thënë Krosche.

“Nga ana tjetër, Randal ende ndihet shumë rehat me ne dhe gjithashtu ai ende mund të kontribuojë tek ne”. 

Ish-futbollisti i Nantes, ka realizuar trembëdhejtë gola në njëzet e tetë ndeshje të Bundesligës për Frankfurt si dhe ka dhënë dhjetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat