Crystal Palace ‘shuplak’ Arsenalit, 200 mijë euro në javë për Zaha

Futboll

Crystal Palace ‘shuplak’ Arsenalit, 200 mijë euro në javë për Zaha

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:44
Wilfried Zaha

Arsenali nuk heq dorë nga synimet e tyre për të transferuar anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha gjatë kësaj verë.

‘Topçinjtë’ e duan 30 vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ky transferim duke i vështirë, sepse sipas medieve britanike, Crystal Palace ka përgatitur një super-ofertë për asin e tyre.

Siç raportohet, Crystal Palace do t’ia ofrojë Zaha-s 200 mijë euro në javë, ofertë kjo që do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e tyre.

Ndryshe, Zaha po monitorohet nga top klubet evropiane si: Chelsea, PSG, Bayern Munich, Roma dhe Marseille, ndërsa ai po kërkohet edhe nga Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat