Haaland, një gol larg rekordit

Futboll

Haaland, një gol larg rekordit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:42
Haaland

Erling Haaland ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit, duke vazhduar sezonin e tij të magjishëm dhe duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës.

Sot ishte goli i tij i 33-të në kampionat, duke çuar në 9 gola diferencën nga Herri Kejn i cili është ndjekësi i tij më i afërt në renditjen e këtij sezoni. Haland është vetëm 1 gol larg rekordit të Premier Ligës.

Pasi Endi Kol në vitin 1994 dhe Alan Shirer në vitin 1995, regjistruan të dy kuotën e 34 rrjetave të tundura në kampionat.

Me siguri, në javët në vijim Haland do të bëjë të tijin këtë rekord që në vitin e debutimit.

Por për të do të mbetet përsëri i pakapshëm ai për elitën e futbollit anglez. Rekordet që ai ndjek janë që nga periudha kur kampionati filloi të quhej Premier Ligë, pasi më përpara, ka pasur lojtarë të cilët kanë shënuar shumë më tepër.

Rekordi që i përket periudhës para se kampionati të quhej Premier Ligë, i përket Diksi Din të Evertonit, i cili thuajse një shekull më parë, në sezonin 1927-28, realizoi 60 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat