Rikthimi i Messit, Barcelona takohet me zyrtarët e La Ligës

Futboll

Rikthimi i Messit, Barcelona takohet me zyrtarët e La Ligës

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:33
Messi

Barcelona duket se është e vendosur të bëjë një marrëveshje për të rikthyer Lionel Mesin, pavarësisht sa dhimbje koke do t’i shkaktojë këtë verë.

Sipas mediumit “El Chiringuito”, zyrtarët e La Ligës dhe Barcelonës u takuan në një restorant në Madrid ndërsa diskutuan një mënyrë të mundshme për ta rikthyer argjentinasin në Spanjë.

Drejtori i Futbollit Mateu Alemani dhe arkëtari Ferran Olive u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës, Havier Gomez, dhe Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Oskar Majo, nga La Liga për të diskutuar çështjen në një restorant në Madrid.

Ata kaluan një orë e pesëmbëdhjetë minuta së bashku, me dy përfaqësuesit e La Ligës që u larguan më pas. Alemani dhe Olive qëndruan në restorant edhe për dy orë të tjera për të bërë llogaritë. Alemani e quajti atë ‘një takim jozyrtar’ në daljen e tij nga restoranti.

Alemani është përgjegjës për negociatat dhe për t’i bërë numrat të funksionojnë në Barcelonë – puna e tij do të jetë sërish vendimtare këtë verë. Është detyra e tij të paraqesë planin e qëndrueshmërisë në La Liga, i cili do të hapë derën për nënshkrime të mëtejshme nëse pranohet.

Duket se ka pasur një zbutje të qëndrimeve mes La Ligës dhe Barcelonës në javët e fundit, me presidentin Havier Tebas që deklaroi se do të dëshironte të shihte Messin të rikthehej. Alemani më vonë do t’i tregonte shtypit se pavarësisht se Mesi kaloi disa ditë në Barcelonë gjatë fundjavës së kaluar, klubi nuk kishte qenë në kontakt me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat