Talenti nga Gostivari nënshkroi kontratë profesionale me skuadrën gjermane

Futboll

Talenti nga Gostivari nënshkroi kontratë profesionale me skuadrën gjermane

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:37
Zidan Tairi në mes

Zidan Tairi apo Zidani shqiptar nga Llakavica e Gostivarit, i cili me familjen e tij jeton në Zvicër, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman të futbollit Hoffenheim.

Tairi i cili aktualisht është 16 vjeç, luan futboll që nga mosha e vogël, ndërsa për shtatë vite ka luajtur për F.C “Zürich” – U 17. Ai luan edhe për reprezentacionin e Zvicrës të grup – moshave U 16.

“Jam shumë mirënjohës që mund të nënshkruaj kontratën time të parë me TSG Hoffenheim.

Do të doja të falënderoja familjen time dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për të mundësuar këtë ndryshim.

Pres sfida të reja dhe jam gati të jap gjithçka”, deklaron për TV "Globin" nga Maqedonia e Veriut, Zidan Tairi, futbollist.

I riu me talent të jashtëzakonshëm kontratë profesionale ka edhe me kompaninë e njohur për veshje sportive “Adidas” që para katër vitesh. Ajo do ti zgjasë edhe për tre vite, gjegjësisht deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat