Akanji: S`kemi kohë për relaksim, të fitojmë të dielën

Futboll

Akanji: S`kemi kohë për relaksim, të fitojmë të dielën

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:23
Akanji

Manuel Akanji ka thënë se Manchester City nuk duhet të ndalet tash pas fitores kundër Arsenalit. 

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin në atë që prej të shumtëve është konsideruar si ndeshje përcaktuese për titullin në Premier League, duke fituar jo vetëm me gola po edhe me dominim të përballjes. 

Rezultati ka qenë 4-1.

"Ishte një ndeshje e madhe dhe një fitore e madhe për ne. Gjithë skuadra luajti shumë mirë.

Na ndihmon shumë, por ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Kështuqë ne nuk mund të relaksohemi tani me këtë fitore.

Duhet të shkojmë të dielën dhe të fitojmë ndeshjen tjetër kundër Fulham", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat