Napoli gjen te Roma zëvendësuesin e Osimhen

Futboll

Napoli gjen te Roma zëvendësuesin e Osimhen

Më: 27 prill 2023 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Skuadra e Napolit është duke u përgatitur për largimin e Victor Osimhen.

Osimhen pritet të largohet këtë verë nga Napoli, pas një sezoni të shkëlqyer ku deri tani në 32 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 26 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Ylli nigerian ka alarmuar si njëri nga sulmuesit më të mirë aktualisht, dhe në të interesim kanë shprehur Paris Saint-Germain, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munichu.

Dhe, Napoli e di se secila prej këtyre skuadrave ka kapacitet që të paguajë shumën prej 150 milionë eurosh që po e kërkon, dhe tani ka filluar planet që të gjej zëvendësimin e Osimhen.

Siç bëhet e ditur nga “Tuttomercatoweb”, Napoli po planifikon të bëjë një lëvizje këtë verë për yllin e Romës, Tammy Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat