Pochettino i do Felixin e Lukakun te Chelsea

Futboll

Pochettino i do Felixin e Lukakun te Chelsea

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:43
Pochettino

Mauricio Pochettino, i cili pritet të bëhet trajner te Chelsea nga sezoni i ardhshëm, e ka në plan t`i mbajë në skuadër portugezin Joao Felix dhe belgun Romelu Lukaku.

Një artikull i "The Sun" ka bërë të ditur se Pochettino dëshiron ta mbajë Felix pranë për shkak të aftësive dhe shpejtësisë së tij.

Për më tepër, argjentinasi do të përpiqet të ndërtojë një partneritet mes portugezit dhe Romelu Lukakut, i cili do të kthehet në "Stamford Bridge" pas një periudhe të pasuksesshme me Interin.

Sipas artikullit, Pochettino ka qenë gjithmonë një tifoz i Lukakut dhe ai beson se belgu mund ta gjejë formën e tij më të mirë nëse ata punojnë së bashku në Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat