Sokoli: Duhet kërkuar fitoren për t’i ikur barazhit

Futboll

Sokoli: Duhet kërkuar fitoren për t’i ikur barazhit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:05
Sokoli

Malisheva ia doli të fitonte tri pikë të mëdha në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll 2:1 në të mirë të malishevasve, ndërsa pas ndeshjes – trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se kjo fitore ishte e domosdoshme në luftën për mbijetesë.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë, me shumë ngarkesa. Ishte fitore e domosdoshme”, ka thënë trajneri i Malishevës.

“Atë e arritëm dhe tash mendojmë për ndeshjen e radhës.

Këta djelmosha e merituan fitoren.

Gjatë tërë kohës u angazhuan maksimalisht. Kemi bërë gabime që duhet të evitohen natyrisht.

“Ne shkojmë për fitore ndaj Trepçës ’89. Do të jetë domethënëse për ne. Me këto dy fitoret e fundit kemi bërë hap të sigurt pas humbjes nga Gjilani”.

Duhet kërkuar fitoren për t’i ikur barazhit”, ka shtuar më tej Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat