Balliu e nis titullar, por Rayo Vallecano mundet me katër gola nga Elche

Futboll

Balliu e nis titullar, por Rayo Vallecano mundet me katër gola nga Elche

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:26
Elche

Elche-Rayo Vallecano u mbyll me rezultatin 4-0, me skuadrën e Ivan Balliut, që e nisi këtë takim titullar, që e pësoi keq nga ekipi i fundit në renditjen e La Liga.

Ky takim nuk nisi aspak mirë për Rayo-n, i cili mbeti më një lojtar më pak që nga minuta e 27’, kur Lejeune u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 45+1’ Tete Morente zhbllokoi takimin dhe u dhuroi avantazhin vendasve.

Në fraksionin e dytë Elche do të “trondiste” më tej Rayo Vallecanon, ndërsa do të gjente edhe tre herë të tjera rrugën drejt rrjetës, me Boye në minutën e 52’, Fidel në minutën e 53’ dhe Gumbau që vulosi gjithçka në minutën e 72’.

Pas javës së 32-të të La Liga, Rayo Vallecano renditet në vend të nëntë me 43 pikë, teksa Elche qëndron në vend të fundit me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat