Xavi nuk është i bindur

Futboll

Xavi nuk është i bindur

Më: 30 prill 2023 Në ora: 13:57
Juventusi

Pas marrëveshjes Arthur-Miralem Pjanic, duket se Juventus dhe Barcelona po punojnë për një tjetër shkëmbim të mesfushorëve. Bardhezinjtë synojnë të rikthejnë në Itali, Franck Kessie që duket jashtë “habitatit” të tij në LaLiga dhe në organikën e katalanasve.

Mesfushori e njeh mirë Italinë pas eksperiencave me Atalantën dhe sidomos Milan, ndaj bardhezinjtë kërkojnë shërbimet e tij për të shtuar eksperiencën në një repart që edhe këtë sezon duket se i “la në baltë” torinezët.

Këta të fundit janë të gatshëm t’i dhurojnë Barcelonës pronësinë e Denis Zakaria që aktualisht është i huazuar te Chelsea. 26-vjeçari nuk ka të ardhme me “Blutë e Londrës” dhe në verë do të rikthehet te Juventus.

Në këtë formë, “Zonja e Vjetër” synon ta përdorë për të arritur objektivin Franck Kessie.

Deri në këtë pikë gjithçka është në rregull, por planin e bardhezinjve mund ta “hedhë në erë” trajneri Xavi Hernandez.
Lexo edhe:  

Tekniku i Barcelonës nuk është i bindur për një shkëmbim të tillë dhe nuk beson se Zakaria mund të jetë i nevojshëm për skuadrën e tij.

Ndaj, në një situatë të tillë, Juventus do të duhej të shpenzonte për të transferuar Kessie dhe italianët duke njohur telashet ekonomike ku janë përfshirë së fundmi nuk e kanë luksin të përmbushin kërkesat e Barcelonës për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat