Guardiola: Mos prisni goleada

Futboll

Guardiola: Mos prisni goleada

Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:31
Guardiola

Man City është ngjitur në vendin e parë duke mposhtur 1-2 në transfertë Fulham në javën e 33 të Premier League.

Sa i përket golave, për qyetarët realizuan Haaland 3′ me panallti, dhe Alvarez 36′, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Carlos Vinicius.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Man City pret West Ham…

Pep Guardiola foli per mediat pas ndeshjes: “Nuk kisha dyshime.

Loja ishte aq e ngushtë deri në fund, nuk mund të kishim pritur diçka ndryshe.

Ka kaq shumë ndeshje, por ne e dinim që pas mposhtjes së Arsenalit në shtëpi, fitimi i këtyre lloj ndeshjeve është me të vërtetë i rëndësishëm. Lojtarët janë sjellë jashtëzakonisht mirë.

Julian Alvarez? Ai fitoi penalltinë, nuk shenoi vetëm golin.

Çdo here kur luan tregon se eshte nje sulmues i madh. Sinqerisht, ne kemi një sulmues të jashtëzakonshëm. Vendi i parë në tabelë? Është e rëndësishme, por Arsenali do të luajë të martën.

E rëndësishme është ndeshja kundër West Ham, është një lojë tjeter qe duhet te fitohet. Pasi ne do të jemi të parët në renditje dhe do të jetë më reale renditja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat