Paçarada dhe Muslija me nota të larta, në formacionin e javës në Gjermani 

Futboll

Paçarada dhe Muslija me nota të larta, në formacionin e javës në Gjermani 

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2023 Në ora: 22:27
Leart Paçarada dhe Florent Muslija

Futbollistët shqiptarë, Leart Paçarada dhe Florent Muslija, janë në formacionin e javës në Bundesliga II.

Reprezentuesit e Kosovës kanë pasur javë shumë të mirë me ekipet e tyre.

Paçarada me St. Paulin shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Arminia Bilefeldit. Paçarada ka asistuar në golin e parë.

Florent Muslija me Paderbornin ngadhënjyen me rezultat 5:1 kundër Braunschweig-ut. Muslija ka asistuar në golin e tretë.

Paçarada është vlerësuar me notë 8.2 dhe Florent Muslija me 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Po kjo faqe ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 30-të, ku janë edhe dy shqiptarë të Kosovës, Paçarada dhe Muslija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat