Milik humb penalltinë, Bologna baras me Juventusin

Futboll

Milik humb penalltinë, Bologna baras me Juventusin

Më: 30 prill 2023 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një pikë në Bologhna, duke luajtur baras (1:1).

Në minutën e 10-të, Orsolini nga penalltia ka kaluar në epërsi Bologna-n. 

Në minutën e 31-të, MIlik ka dështuar nga penalltia për të barazuar rezultatin, pasi gjuajtjen e tij e ka pritur me lehtësi portieri Skorupski. 

Juventusi megjithatë ka barazuar rezultatin në pjesën e dytë me golin e futbollistit Milik në minutën e 61-të.

Pas javës së 32-të në Serie A, Juve renditet në vend të tretë me 60 pikë e Bologna në të 8-tin me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat