Leipzig shkatërron Freiburgun, kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë 

Futboll

Leipzig shkatërron Freiburgun, kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë 

Nga: K. G. Më: 2 maj 2023 Në ora: 22:44
Leipzig

Skuadra e Leipzigut është në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi që e mposhti me rezultat 5:1 Freiburgun.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Europa-Park” por vendasit nuk i rezistuan mysafirëve shumë të disponuar sidomos në 45 minutat e parë.

Futbollisti Olmo ka treguar lojë të madhe përveç që ka shënuar edhe ka asistuar në tre gola. 

Për Leipzigun shënuan Olmo (13'), Henrichs (14'), Szoboszlai (37' e 90+7’ – nga penalltia) e Nkunku (45+1') dhe për vendasit shënoi Gregoritsch (75’). 

Në minutën e 58-të Gvardiol ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar më pak Leipzigun por aspak nuk e ka ndihmuar mikpritësin.

Leipzig do ta presë në finale fituesin e ndeshjes Stuttfart - Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat