Klubi spanjoll mesazh tifozëve

Futboll

Klubi spanjoll mesazh tifozëve

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:29
Tifozët

Elche ra zyrtarisht në Segunda Division pas humbjes 2-1 në fushën e Almerias.

Skuadra valenciane ka zhvilluar një sezon për t’u harruar.

Vetëm tri fitore në 33 javë kampionat dhe vendi i fundit në renditje me 16 pikë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Elche u ka kërkuar ndjesë tifozëve për zhgënjimin e madh.

“Të dashur tifozë, është një ditë e trishtuar për të gjithë ne që formojmë familjen e Elches.

Jemi zemërthyer për atë që ndodhi. Duam t’u falënderojmë dhe t’u kërkojmë falje nga zemra.

Duam që ta dini se do të mësojmë nga gabimet tona. Nuk heqim dorë nga projekti i ndërtimit të një Elche që do të garojë me më të mirët”.

Në fund një premtim: “Historia e kërkon, tifozët tanë e meritojnë. Ne do të kthehemi së bashku në vendin që na takon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat