SokolI: Meritat më të mëdha për këtë fitore, i kanë lojtarët

Futboll

SokolI: Meritat më të mëdha për këtë fitore, i kanë lojtarët

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:06
SokolI

Malisheva ka marrë një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultat minimal 1:0.

Ishte sulmuesi Bleart Tolaj që realizoi golin e vetëm në këtë sfidë për t’i dhënë tre pikë Malishevës.

Sipas trajnerit të Malishevës, Bylbyl Sokoli tani janë më të sigurt për mbetjen në elitë.

“Ishte ndeshje e vështirë për dyja ekipet.

Ne nuk filluam mirë, patëm shumë gabime por fatmirësisht shfrytëzuam gabimin e kundërshtarit për të shënuar golin dhe për ta ruajtur rezultatin”.

Meritat më të mëdha për këtë fitore, i kanë lojtarët që u angazhuan shumë. Kjo fitore dërgon drejt sigurisë, pasi deri më tani kemi luajtur me presion për shkak të situatës në tabelë”.

Tash e tutje, do të na nevojiten edhe 5 apo 6 pikë të për siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Superligë”, është shprehur Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat