PSG bën ulje çmimi për Paredes

Futboll

PSG bën ulje çmimi për Paredes

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:10
Paredes

Pavarësisht golit kundër Leçe, e ardhmja e Leandro Paredes nuk duket se do të jetë te Juventus.

Pas ndeshjes, mesfushori argjentinas tha se donte të qëndronte.

Së fundmi, raportohet se PSG ofroi një zbritje të kartonit të tij në rreth 28 milionë euro, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm ta konfirmojnë atë, edhe për shkak të marrëdhënies së performancës me rrogën, pasi ai merr 7 milionë euro në sezon.

PSG duket qartë që nuk e do më në ekip dhe dëshiron ta largojë në ndonjë destinacion tjetër, por duket se te bardhezinjtë e Italisë nuk është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat