Tebas “ofendon” Premier League

Futboll

Tebas “ofendon” Premier League

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:42
Tebas

Avier Tebas foli për mediat, pasi prezantoi raportin ekonomik të  La Liga 2021-2022.

Presidenti i shoqatës së klubeve shpjegoi të dhënat dhe diskutoi çështje të tjera, si e ardhmja ekonomike e Barcelonës, rikthimi i mundshëm i Messit apo krahasimi me Premier League.

Krahasimi me Premier League – “Nuk e mbaj mend ‘Topin e Artë’ të fundit që ka luajtur në Premier League. Lojtarët më të mirë kanë qëndruar në Spanjë.

Dhe tani lexoj se lojtari më i mirë në historinë e futbollit dëshiron të luajë përsëri në Spanjë, madje duke u paguar më pak. Nëse Messi do të kthehet në La Liga, do të tarifohet më pak se te PSG”.

Plani ekonomik i Barçës – “Kemi marrë të gjithë dokumentacionin, nga të gjitha klubet. Ne diskutuam pasojat e këtij dokumentacioni me klubin. Të dhënat që kanë dalë publikisht.

Vetë klubi katalanas thotë se duhet ta ulin koston e skuadrës me 200 milionë. Derisa të veprojnë në këtë drejtim do të vazhdojnë të jenë ashtu siç janë”.

Plani i Barcelonës – “Ata kanë pasur strategjinë e tyre për të nënshkruar më shumë.

Nuk e di nëse është më i përshtatshmi, por nëse kanë arritur të kenë ato të ardhura, kanë mundur të shpenzojnë më shumë për lojtarët. I kemi detyruar që këtë sezon të përfitojnë buxhet prej 250 milionë eurosh.

Nëse nuk e plotësojnë atë shumë, paratë që nuk arrihen do të reduktohen nga kufiri i pagave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat