Batatina: Nuk po e akuzoj gjyqtarin

Futboll

Batatina: Nuk po e akuzoj gjyqtarin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:30
Tahir Batatina

Llapi ka pësuar humbje para adhuruesve të vet nga Drita me rezultat 0-2.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me vendasit që krijuan disa raste të mira shënimi, por pa sukses.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes është ankuar për mungesat e mëdha që kishte, pasi llapjanëve i munguan Ilir Krasniqi e Arbër Bytyqi shkaku i kartonëve derisa Kushtrim Shabani ishte i lënduar.

“Nisëm mirë takimin, por u paraqitëm pa tre lojtarët kryesorë si Ilir Krasniqi, Kushtrim Shabani dhe Arbër Bytyqi. Kemi qenë ekip i përgjysmuar, pasi një lojtar si Ilir Krasniqi nuk mund të zëvendësohet lehtë”.

“Kemi bërë maksimumin në këtë takim dhe sikur të shënonim nga penalltia, gjërat do të shkonin më ndryshe. Drita nuk bëri më shumë se ne. Ia mundësuam vet fitoren Dritës”.

“Ky është futbolli, por kur mungojnë lojtarët kryesorë është e vështirë. Drita nuk tregoi se ka skuadër më cilësore se ne”.

“Nuk po e akuzoj gjyqtarin, por ishte mendoj faull dhe nga ai rast pësuam golin e parë nga një kundërsulm dhe pastaj tentuam të luajmë më sulmues dhe kur angazhohesh në sulm, sigurisht se në mbrojtje lë boshllëk. Dritës ia uroj fitoren”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat