Drita dhe Ballkani të dielën luajnë ndeshjen e sezonit

Futboll

Drita dhe Ballkani të dielën luajnë ndeshjen e sezonit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të.

Do të jetë një xhiro e jashtëzakonshme me shumë ndeshje interesante, ku padyshim kryesorja është në Gjilan.

Dy duele janë në program për ditën e shtunë dhe tre të tjera për të dielën.

Dukagjini pret para adhuruesve të vet Malishevën, derisa Trepça ’89 takohet me Drenicën.

Të dielën (15.00) dueli kryesor është ai mes Dritës dhe Ballkanit në Gjilan.

Ndeshje fantastike zhvillohet edhe në kryeqytet ku Prishtina pret Gjilanin, derisa Llapi pret Ferizajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat