City e pret sot Leedsin e rrezikuar për rënie nga liga

Futboll

City e pret sot Leedsin e rrezikuar për rënie nga liga

Më: 6 maj 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Manchester City e pret sot Leeds United në Etihad Stadium nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 35-të të Premier League.

City do të kërkojë vetëm fitoren, në mënyrë që të mbajë pozitën e parë në tabelë me një pikë më shumë se Arsenali që është i dyti me 78 sosh.

Ekipi i Pep Guardiolas ka një ndeshje më pak të zhvilluar, duke e bërë edhe më të vështirë për Arsenalin garën për titull, ku deri në pesë javët e fundit ishte deri në 8 pikë para Cityt.

Ndërsa, Leeds është në vendin e 17-të, me 30 pikë, aq sa ka edhe Nottingham që është në zonën e rrezikshme për të rënë nga liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat