Tebas këshillon Barcelonën: Mësoni nga Reali!

Futboll

Tebas këshillon Barcelonën: Mësoni nga Reali!

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:46
Tebas

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka komentuar çështjet e “Fair Play Financiar” të Barcelonës dhe se si ata mund të operojnë gjatë merkatos verore.

Numri një i La Liga-s i ka bërë thirrje Barcelonës që të ndjekë politikën e transferimeve të rivalëve të urryer, Real Madridit .

“Lokomotiva jonë, që është Real Madridi, nuk ka ndërtuar sukseset e veta vetëm duke hedhur para në merkato. Real Madridi është në gjysëmfinale të Ligës së Kampioneve pasi ka mundur Chelsea-n, ‘Topi i Artë’ është në Madrid ashtu siç është edhe një lojtar i nivelit të Vinicius Jr”, tha Tebas.

“Klubet spanjolle duhet të mësojnë diçka, nuk duhet bërë merkato vetëm se nis sezoni i transferimeve.

Çfarë i duhen aq shumë lojtarë Barcelonës, kur shumica prej tyre qëndron në stol”, shkon më tej numri një i La Liga-s.

Tebas paralajmëron se merkato do të stabilizohet shumë falë rregullave të reja të vendosura nga UEFA.

Sipas tij edhe Premier League, njëri prej kompeticioneve ku shpenzohet më shumë, do ta ketë të vështirë që të shpenzojë miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat