City synon fitoren ndaj Leeds, ja formacionet zyrtare

Futboll

City synon fitoren ndaj Leeds, ja formacionet zyrtare

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes mes Manchester Cityt dhe Leeds United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 35 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, City e mposhti West Hamin 3:0, kurse Leeds United u mposht 4:1 nga Bournemouthi.

Momentalisht, City zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 79 pikëve, një më shumë se Arsenali në vendin e dytë, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Leeds është shumë afër zonës së rrezikut, ku pozicionohet në vendin e 17 në tabelë me 30 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Nottinghami në vendin e 18-të.

Leeds do të synojë fitoren sot nën urdhrat e trajnerit të ri, Sam Allardyce, detyra e të cilit është shpëtimi i skuadrës nga rënia nga liga.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet Mendy, kurse te Leeds mungojnë Adams, Cooper, Dallas dhe Sinisterra.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-4-3): Ederson; Ake, Laporte, Akanji; Gundogan, De Bruyne, Alvarez, Lewis; Haaland, Mahrez, Foden

Leeds United (3-4-3): Robles; Firpo, Kristensen, Wober; Ayling, Forshaw, Roca, Harrison; Bamford, McKennie, Gnonto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat