FC Ferizaj i reagon Malishevës për Bejtullahun: Ata e thanë një të pavërtetë të madhe

Futboll

FC Ferizaj i reagon Malishevës për Bejtullahun: Ata e thanë një të pavërtetë të madhe

Nga: K.G. Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:16
Logo e FC ferizajt

Klubi i futbollit Ferizaj distancohet ndaj shkrimit të FC Malishevës, duke dhënë arsyeta e veta.

“Klubi i Futbollit FC Ferizaj distancohet duke reaguar ndaj shkrimit të KF Malishevës që ka të bëjë me gjyqtarin, Mervan Bejtullahu.

Kujtojmë se, në reagimin e Malishevës shkruan ‘Mervan Bejtullahu është i padëshiruar për FC Ferizajn’.

Duke e shfryer mllefin e tyre ata e thanë një të pavërtetë të madhe.

Klubi i Futbollit FC Ferizaj njofton opinionin sportiv se gjyqtari në fjalë nuk ka qenë asnjëherë i padëshiruar për ne.

Nuk kemi reaguar as ndaj Bejtullahut e as ndaj të tjerëve sepse e vlerësojmë punën e secilit gjyqtar në futbollin kosovar. 

Në shumë raste pas ndeshjeve ne e kemi shprehur mllefin ndaj gjyqtarëve, nën ndikimin e emocioneve të rezultatit, por asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i kemi shpallur të padëshiruar gjyqtarët, e aq më pak Mervan Bejtullahun. 

Lusim të gjitha ekipet kundërshtare që në betejat e tyre, mos të përmendin klubin tonë sepse ne nuk jemi të prirur që të fajësojmë të tjerët, kur nuk i arrijmë rezultatet e dëshiruara”, reagon FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat