​Chelsea e Tottenhami në “luftë” për portierin e Interit

Futboll

​Chelsea e Tottenhami në “luftë” për portierin e Interit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:31
Portieri i Interit, Andre Onana

Portieri i Interit, Andre Onana pritet të ketë një kosto transferimi prej 45 milionë eurosh, me Chelsean dhe Tottenhamin që kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e tij, bënë të ditur “LondonWorld”.

Dyshja e Premier Ligës, Chelsea dhe Tottenhami do të “luftojnë” kokë më kokë për ta transferuar portierin e Interit, Andre Onana gjatë kësaj vere.

Chelsea që po kalon një sezon të tmerrshëm pritet që ta zëvendësojë portierin aktual titullar, Kepa Arrizabalaga dhe portierin Edouard Mendy gjatë verës.

Në anën tjetër, Tottenhami e dëshiron Andre Onanan si pasuesin e kapitenit Hugo Lloris.

Interi besohet se do të kërkojë afro 45 milionë euro për Onanan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat