Muller mendon lamtumirën nga Bayern pas 15 sezonesh

Futboll

Muller mendon lamtumirën nga Bayern pas 15 sezonesh

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:26
Thomas Muller

Aventura e Thomas Muller me fanellën e Bayern Mynih pritet të mbyllet pas 15 sezonesh.

Sulmuesi 33-vjeçar nuk po aktivizohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel dhe mediat gjermane konfirmojnë se kapiteni i Bayern mund të ndryshojë fanellë këtë verë.

Në dy ndeshjet e fundit ai ka qenë në stol.

Muller është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës bavareze në dekadën e fundit, por për trajnerin Tuchel nuk është i paprekshëm.

Për pasojë, “Bild” shkruan se sulmuesi po mendon për një të ardhme larg Mynihut.

“Nuk dëshiron që ta mbyllë karrierën në këtë mënyrë, duke qëndruar në stol”, shkruan Bild.

Për sulmuesin kanë ardhur dy oferta, një nga Arabia Saudite dhe një nga Amerika, por duket se për Muller objektivi është të vijojë të luajë në Europë. Duket se lojtari ka dëshirë ende të fitojë trofe, mundësisht me Bayern, por duket se lamtumira është e paevitueshme.

Muller ka një kontratë deri në vitin 2024 me bavarezët dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 20 milionë euro.

Kështu, pas problemeve të shumta që Bayern ka patur këtë sezon do të merret edhe me sistemimin e kapitenit, që është ende i pavendosur për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat