Presidenti i Interit me “këmbë në tokë”

Futboll

Presidenti i Interit me “këmbë në tokë”

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:46
Steven Zhang

Interi arriti të fitonte ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Milanit me rezultatin 0-2.

Kjo fitore nuk dujket e mjaftueshme për presidentin zikaltër, Steven Zhang, i cili pas përfundimit të sfidës është shprehur se është ende herët për të festuar dhe sëe asgjë nuk ka mbaruar.

Në përfundim të ndeshjes, ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes për të uruar lojtarët e tij, por edhe për t’i bërë të qartë diçka.

“Nuk ka mbaruar ende djema. Tani le të mendojmë për Sassuolon, pastaj për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit”, ka thënë Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat